Të gjitha shërbimet

Kosovë · Shqipëri · BE

Regjistrim i Markës Tregtare

Marka tregtare është shenja që e dallon biznesin tënd nga të tjerët. Regjistrimi i saj të jep një të drejtë ekskluzive ligjore për 10 vite, të rinovueshme pa kufi. Ne e menaxhojmë të gjithë procesin nga fillimi deri te certifikata.

Çfarë përfshin shërbimi

Nga konsulta e parë deri te lëshimi i certifikatës, ti nuk merresh me asnjë procedurë administrative.

  • Konsultë fillestare dhe përcaktim i strategjisë së mbrojtjes
  • Kërkim paraprak në regjistrat zyrtarë për të vlerësuar riskun
  • Klasifikim i saktë i produkteve/shërbimeve sipas Klasifikimit të Nicës
  • Përgatitje dhe dorëzim i aplikimit pranë zyrës kompetente
  • Ndjekje e procedurës, përgjigje ndaj kërkesave zyrtare dhe dorëzim i certifikatës

Sa zgjat procedura

Në Kosovë procedura zakonisht zgjat 8–14 muaj nga dorëzimi deri te regjistrimi përfundimtar, në varësi të publikimit dhe afatit të kundërshtimeve. Data e mbrojtjes njihet që nga dita e dorëzimit të aplikimit.

Dokumentet e nevojshme

Procesi është i thjeshtë dhe kërkon minimum dokumentacioni nga ana jote.

  • Logo ose emri i markës në format digjital
  • Të dhënat e aplikuesit (biznes ose person fizik)
  • Lista e produkteve/shërbimeve që dëshiron të mbrosh
  • Autorizim përfaqësimi — të cilin e përgatisim ne

Gati për ta mbrojtur markën tënde?

Nis me një konsultë falas. Përgjigjemi brenda 24 orëve.

Telefono WhatsApp Apliko